LifeStyle

Ja si duhet të silleni në takimin e parë

Takimi i parë është një mundësi shumë e mirë që të njihni më mirë personin që ju ka interesuar për një kohë të caktuar. Qe t’i të bëhesh i paharrueshëm për tjetrin nga takimi i parë, duket si një mision shumë i vështirë dhe gati i parealizueshëm, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Përdorni këto taktika dhe me siguri do te jeni të suksesshëm.

 

Jini të sinqertë:

Shumë njerëz në takimin e parë nuk duan që të bëjnë gjëra kundra rrymës dhe parapëlqejnë të jenë sa më të urtë. Kjo për arsye se mendojnë që kështu, do t’i pëlqejnë më shumë personit tjetër. Me siguri, në këtë rast, ata nuk janë duke shfaqur personalitetin e tyre, të vërtete.

Duke qëndruar të heshtur nuk do të dukeni aspak tërheqës apo të këndshëm për personin që po ju shoqëron. Gjithashtu do të bëheshit paksa të mërzitshëm. Mirëpo, ju nuk e doni këtë gjë, prandaj nëse ju reagoni sa më shumë do të bëni të mundur që personi tjetër t’ju mbajnë mënd gjatë.

Mbani qëndrimin tuaj për gjëra që ju pëlqejnë ose jo.

Mos hezitoni të komentoni në lidhje me gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë, ose ato që ju shqetësojnë. Njerëzit, pëlqejnë ekstremin, prandaj dhe për ju do të ishte mirë të guxoni sa më shumë. Kështu, do te dukeni të vërtetë dhe interesant.

Përdorni gjuhën e trupit:

Gjuha e trupit është një nga pjesët më të rëndësishme në takimin tuaj të parë. Nëpërmjet gjuhës së trupit, ju keni mundësi të kuptoni më tepër, përsa i përket interesimit që personi tjeter ka ndaj jush. Gjithashtu ju mund t’i tregoni atij sa shumë ju pëlqen.

Kjo realizohet me anë të gjesteve dhe prekjeve të ndryshme. Ne ju sugjerojmë që mos t’a teproni përsa i përket prekjeve, pasi do ishte mirë që të jeni pak misterioze. Nëse do të guxoni shumë me prekjet që në takimin e parë, atëherë humbet interesi i personit tjetër për t’iu takuar edhe një herë.

Për këtë arsye në takimin e parë, sugjerohet që të bëni disa veprime, të thjeshta. Fillimisht, shtrëngoni fortë dorën e personit tjetër, kur sapo takoheni. Gjatë kohës që jeni duke biseduar, duhet të shikoni personin drejt e në sy, pasi kjo tregon se jeni të vëmendshëm ndaj tij. Gjithashtu, mos harroni të mbani trupin drejt, pasi dukeni më elegant dhe tërheqës.

Gjallëroni bisedën:

Nëse gjatë takimit tuaj të parë nuk preferoni të flisni shumë dhe vendosni të qëndroni në heshtje, me siguri do të arrini çdo gjë tjetër, përveç se të jeni të paharrueshëm. Nëse jeni të tërhequr, personi që keni përballë do e kuptojë dhe kjo gjë nuk është aspak e këndshme, në një takim të parë.

Do të ishte mirë, mos të lejonit t’iu pushtonte frika ose stresi dhe të shprehnit lirshëm gjërat që po mendoni. Nisni të flisni për veten. Mos u ndalni te gjëra shumë personale që në takimin e parë, por flisni për gjëra të përgjithshme që kanë të bëjnë me ju. Ndoshta për një libër të preferuar, apo për ndonjë film që keni parë së fundmi dhe ju ka mbetur në mëndje. Duke folur sa më shumë, apo duke bërë pyetje të ndryshme, bëni që personi të mendojë më tepër për ju, kur të mos jeni më nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Jini të vëmendshëm:

Gjatë kohës që jeni duke shijuar një kafe apo një darkë me personin tuaj të dashur, me siguri do të bisedoni për ndonjë temë të caktuar. Gjatë kohës që personi tjetër është duke folur me ju, ju duhet të jeni sa më shumë të vëmendshme dhe të angazhoheni për të biseduar.

Një njeri që përqendrohet tek ju, gjatë kohës që flisni, është një person që ju mbetet shumë gjatë në mëndje. E kuptojmë se të përqendroheni dhe për gjëra të cilat nuk ju tërheqin vëmendjen, apo nuk ju interesojnë aq shumë, është e vështirë, por duhet të bëni një sakrificë të vogël. Duhet të kuptoni se kur fokusoheni tek personi tjetër, e bëni atë të ndihet i rëndësishëm dhe t’iu mbajë mënd gjatë.

Emocionet:

Në një takim të parë është shumë e rëndësishme të përfshihen emocionet. Njerëzit priren të mbajnë mënd për një kohë shumë të gjatë njerëzit të cilët i kanë bërë të ndjejnë një emocion të caktuar. Ka shumë mënyra të ndryshme për të arritur këtë gjë gjatë një bashkëbisedimi. Do të ishte mirë që të fokusoheni tek emocionet pozitive, pasi sigurisht, ato janë më të këndshme dhe krijojnë një atmosferë argëtuese.

Në një bisedë të rastit, ndoshta është pak e vështirë, por jo e paarritshme. Për shembull, gjatë bisedës, ju mund të bëni personin tjetër të qeshe, duke bërë ndonjë fytyrë gazmore, apo duke treguar ndonjë histori personale që sigurisht është për të qeshur. Diçka tjetër që mund të bëni për të krijuar ndjesi dhe emocione të caktuara, është të nisni të bashkëbisedoni për ndonjë temë të nxehtë që keni dëgjuar së fundmi. Këtë temë do të ishte mirë t’a lidhnit me diçka personale, nëse doni t’i bëni sa më shumë përshtypje personit tjetër. Sigurisht pa shpikur gjëra dhe pa gënjyer.

Mos jini të zakonshëm:

Me siguri një person që sillet dhe vepron si gjithë të tjerët, nuk është interesant dhe nuk të mbetet gjatë në mëndje. Fillimisht, ju sugjerojmë të vishni diçka me një ngjyrë të ndezur, pasi kështu do të tërhiqni menjëherë vëmendjen e personit që do të takoni. Nuk duhet t’a teproni për sa i përket flokëve apo grimit. Një fustan apo një këmishë me ngjyrë të këndshme është mjaftueshëm.

Nëse jeni vajzë, mos lini që të paguajë djali që ju shoqëron. Kështu do të tregoni se nuk jeni si gjithë të tjerat dhe nuk keni qejf të vareni nga të tjerët. Kjo gjë me siguri do të mbetet gjatë në mendjen e tij. Së fundi, jini të hapur për çdo temë bisede që personi do të nisë të diskutojë me ju. Mos kini komplekse dhe përpiquni të jeni sa më të lirshëm. Kështu dhe personi tjetër do të ndihet më rehat dhe mezi do të presë të dal përseri me ju. /albeu.com/

Komentoni