Lajme

Ja sa qura i ka Kosova

Kosova i ka 2,577 kuaj, mushka e gomarë. Ato bashkë me mbi 2 milionë qura, pula e rosa kullosin në afro 200 mijë hektarë kullosa sa i ka vendi. Kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të martën.

Në Anketën e Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2015 del se në tërë sipërfaqen e vendit janë 258,505 krerë gjedhe dhe 198,703 krerë dele. Ndërkaq, numri i dhive është 30,393 krerë; “i derrave është 44 149 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 157, 005”, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas ASK-së, në Kosovë janë gjithsejtë 410 mijë e 478.8 hektarë, sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore, prej të cilave më pakë se gjysma shfrytëzohen për mbjellje.

“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (185 385.5 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134 886.3 ha; bimë foragjere me 28 472.4 ha; perime me 7 859.2 ha; patate 3 352.8 ha; bishtajore 3 098.1 ha dhe kultura të tjera 7 732.3 ha”, thuhet në raportin e ASK-së. Por, jo të gjitha janë të përfshira nga sistemi i ujitjes. Sipërfaqja e ujitur thuhet të jetë 20 mijë e 456 ha. Kurse, ajo me pesticide 115 mijë e 83.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*