LifeStyle

Ja nga cilat sëmundje rrezikoheni nëse ju mungon vitamina D

Gratë me nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara që të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë. Më shumë se 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga skleroza e shumëfishtë. Njerëzit normalisht diagnostikohen diku mes moshave 20-40 vjeç, megjithatë është e vështirë të identifikosh gjendjen derisa të fillojnë të shfaqen simptomat.

Tani, një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan thonë se dozat normale të vitaminës D, apo quajtur ndryshe “vitamina e diellit”, është çelësi për të parandaluar sklerozën e shumëfishtë.

Autorja kryesore e studimit, dr. Kassandra Munger, thotë: Janë bërë shumë pak studime të cilat sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak mund të parashikojnë rrezikun.

Studimi ynë, ku janë përfshirë një numër i madh grash, sugjeron se korrigjimi i mungesës së vitaminës D tek të rejat dhe gratë e moshës së mesme mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë në të ardhmen”, shkruan “shëndeti”.

Për studimi, hulumtuesit shkencorë përdorën analizat e gjakut të më shumë se 800 mijë grave në Finlandë, të marra si pjesë e testeve prenatale. Mbi 1000 gra u diagnostikuan me sklerozë të shumëfishtë 9 vjet më vonë.

Ato u krahasuan me 2000 gra të tjera të cilat nuk ishin prekur nga sëmundja. Nivelet e ulëta të vitaminës D përfshijnë ato më pak se 30 nmol/L. Nivele të pamjaftueshme janë ato mes 30 – 49 nmol/L dhe nivelet adekuate (të mjaftueshme) cilësohen ato mbi 50 nmol.

Nga gratë që u prekën nga skleroza e shumëfishtë, 58% e tyre kishin nivele të ulëta të vitaminës D, karahsuar me 52% e grave të cilat nuk u prekën nga kjo sëmundje. Hulumtuesit shkencorë zbuluan se me çdo 50 nmol/L rritje të niveleve të vitaminës D në gjak, rreziku për zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë ulej me 39%.

Gratë të cilat kanë nivele të ulëta të vitaminës D janë 43% më të rrezikuara nga skleroza e shumëfishtë krahasuar me ato që kanë nivele normale, si dhe 27% rrezik më të lartë se gratë me nivele të pamjaftueshme.

Megjithatë dr. Mungar shton se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të vitaminës D që të mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista online Neurology.

Komentoni