Lajme

Ja emrat e deputetëve të VV-së që marrin pjesë në debatin e nesërm

Nesër me fillim nga ora 09:45 pritet të fillojë debati për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndërsa përpos shumë ekspertëve dhe deputetëve të tjerë të cilët priten të jenë prezent në këtë debat.

Ndërsa zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, ka treguar për Indeksonline emrat e deputetëve nga kjo parti që do të shpalosin qëndrimet e tyre rreth demarkacionit me Malin e Zi, të cilin po e kundërshtojnë që nga fillimi.

“Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Ismajl Kurteshi, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, etj. Ky është grupi i punës që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje për t’u marrë me të gjitha argumentet në lidhje me demarkacionin”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se në tryezën e nesërme, fjalën hyrëse në këtë debat do ta ketë i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të vazhduar me ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*