Lajme

Ja edhe sa karburant i ka mbetur Tokës

Nuk bëhet fjalë për naftë e as për gaz, por për karburantin bërthamor që mban gjallë planetin tonë. Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë edhe sa kohë mund të funksionojë.

Gjeografët dhe fizikanët mund ta llogarisin me saktësi energjinë që i ka mbetur Tokës, ajo që e mban gjallë planetin tonë që nga kohë kur është formuar.

Për ta bërë këtë do të jetë e nevojshme të bëhen matje në thellësinë e tokës ose në brendësinë e një mali për t’u izoluar nga rrezet kozmike dhe nga neutronet diellore.

Përplasja e gjeoneutronëve prodhon dy karakteristika të veçanta: numri i ngjarjeve ka lidhje me numrin e atomeve të uraniumit dhe toriumit në brendësi të tokës.

Rezultatet e këtyre matjeve do të na japin një ide të përafërt se sa kohë i ka mbetur tokë për të jetuar.

Matjet do të bëhen në vitet e ardhshme (brenda 2025) nga Japonia dhe Italia. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*