Kosova

Izolimi i krerëve të shtetit

Kryeministri Ramush Haradinaj vendosi të mos u bashkohet homologëve të tij nga rajoni në kuadër të Samitit të Shkupit, që për fokus ka biznesin.

Pjesëmarrjen në Samitin në Shkup e kanë konfirmuar kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Në vend të Haradinajt, Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i parë, njëkohësisht ministër i jashtëm, Behgjet Pacolli.

Përveç kryeministrave të Ballkanit, marrin pjesë edhe 150 përfaqësues të bizneseve liderë në rajon, si dhe komisarja e Bashkimit Evropian për Transportin, Violeta Bulc. Samiti i Biznesit në Shkup është në kuadër nismës së Berlinit.

Mospjesëmarrja e Haradinajt në Samitin e Shkupit vjen pak ditë pas dy dështimeve diplomatike, ku Qeveria u zmbraps nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO.

Komentoni