Lajme

Izmaku zëvëndëson Pajazitin në Komisionin për Administratë Publike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku është zgjedhur kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Deputetja Izmaku, deri më tani ka qenë anëtare e këtij komisioni.

Mirëpo, me zgjedhjen e deputetit të PDK-së, Zenun Pajaziti, shef i grupit parlamentar të PDK-së, Izmaku ka zënë vendin e tij.

Izmaku, për dy mandate qeverisje ka punuar në fushën e mediave dhe është doktorante në këtë fushë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*