Rajoni

Izetbegoviq: Politika e Jashtme e BeH zbatohet në Sarajevë

Anëtari i Kryesisë së BeH-së, Bakir Izetbegoviq, në takimin e sotëm në Beograd, deklaroi se politika e jashtme e BeH-së udhëhiqet në Sarajevë.

Izethegoviq deklaroi kështu në një konferencë me gazetarë me anëtarët e Kryesisë së BeH dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, njoftojnë mediat serbe.

“Politika ndërkombëtare dhe qëndrimet merren në Sarajevë, duke marrë parasysh edhe rrethanat që mbretërojnë në vendet fqinje”, deklaroi Izetbegoviq, transmeton RTK.

Tutje ai shtoi se shpresoj që përfaqësuesi tjetër i Kryesisë së BeH-së, Dragan Çoviq, të shfaqë qëndrimet shtetërore.

Komentoni