Kosova

Izetbegovic: BH do ta njohë Kosovën

Anëtari i presidencës së BH, Bakir Izetbegovic, i pakënaqur me pozitën e Sanxhakut pohon se Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që deri më tani është dashur të bëhet.

“Sa më përket mua, deri më tani Kosova është dashur të njihet. Tani do të hidhërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që të ndodhë kjo vetëm sa kanë sjellë probleme Brenda Bosnjës, dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, tha ai në intervistën për DW transmetuar nga Kosova.info.

I pyetur në mënyrë direkt a do ta njohë Bosnja Kosovën, Izetbegovic tha : “po”. /Kosova.info/

Komentoni