ShowBiz

Ivanka Trump dhe Justin Trudeau sërish së bashku

Ju kujtohet fotoja e Justin Trudeau dhe Ivanka Trump, kur ai ishtë në vizitën e parë në sShtëpinë e Bardhë pas marrjes së presidencës nga Presidenti aktual Trump? Fotoja në fjalë ishte komentuar gjatë për faktin se reflektonte një moment të admirimit të Ivankës ndaj Kryeministrit të Kanadasë. Epo, të gjithë e kuptojmë që nuk është lehtë t’i rezistosh një politikani te suksesshëm dhe shumë sharmant njëkohësisht, raporton Kosova.info.

Së fundmi, Justin Trudeau ishte i ftuar sërish në një darkë gala, pas një mbledhje rreth një samiti me temën “gratë më të fuqishme dhe ndikimi në biznes”. Ajo që shihet nga fotot është që dyshja po e shijonin mbrëmjen shumë. Përkrah Justin ishte edhe gruaja e tij rrëzëlluese Sophie.

Duke qenë njëri ndër protagonistët kryesor të mbrëmjes, Justin ju rikujtoi edhe njëherë të pranishmeve venimin e tij për të krijuar një kabinet qeveritar me një përbërje 50% gra dhe 50% burra.

Ai inkurajoi tutje angazhimin e grave në politikë. “Studimet kanë treguar se kur i kërkoni një gruaje të kandidojë për politikë, pyetja e saj e parë për ju është, ‘Vërtet, a mendoni se duhet ta bëj?’ Ose ‘Pse unë? Pse mendoni se do të isha e mirë?’”, tha kryeministri kanadez.

Mbrëmja vazhdoi me një shfaqje në Broadway, e cila si për ironi e kishte temë qendrore Amerikën e hapur dhe mikpritëse ndaj emigranteve. Dihet qartë që Presidenti Trump nuk ka qenë aspak ‘miqësor’ në këtë drejtim. /KI/

Komentoni