Kosova

Iu vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX, emërohet edhe një i ri

Këshilli Prokurorial i Kosovës unanimisht ka vendosur për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë.

Vendimi është  marrë pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj, këta prokurorë do të dërgohen edhe në zyrën e presidentit të vendit në mënyrë që mandati i tyre të vazhdohet.

Komentoni