Lajme

Ismet Beqiri nga një pemë parashtron kërkesat në vitet e ’90

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në profilin e tij në Facebook, ka postuar disa fotografi të bëra në vitet e ’90 në qendër të Prishtinës, tek ndërtesa e ‘Komitetit Krahinor’. Në këto pamje ai shfaqet në demonstratave të 23 janarit 1990, kundër diferencimit ideopolitik mbi baza nacionale, për lirimin e të burgosurve politikë, si dhe për shpalljen e referendumit për zgjedhje të lira. Asokohe si student, Beqiri i shoqëruar nga kolegu Ruzhdi Bajrami tregon për kërkesat e lexuara para masës.

Ai këto vite i quajti vite të kthesave të mëdha historike e të fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pavarësimit të Kosovës nga ky shtet.

“Studentët e UP ishin ndër të parët që kundërshtuan diskriminimin dhe padrejtësitë. Kemi kërkuar të ndërpritet diferencimi ideo–politik mbi baza nacionale – të lirohen të burgosurit politik – të shpallet referendum për zgjedhje të lira – ishin disa nga 7 kërkesat tona”. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*