Kosova

Ismajli porosit prindërit t’i dërgojnë fëmijët për vaksinim

Pas rastit tragjik të vdekjes së një vajze të vogël vetëm një vjet e gjysmë, Rabije Kasumi, në QKUK, si pasojë e sëmundjes së fruthit, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se duhet një vetëdijesim më i lartë rreth vaksinimit të foshnjave me kohë.

Sipas Ismailit – i cili fillimisht nga ngushëlluar familjen Kasumi – vaksinat janë të siguruara dhe se ato duhet të merren nga fëmijët për t’i ikur rrezikut dhe përsëritjeve të rasteve të tilla.

“Ne duhet të fokusohemi se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar sëmundjet. Ajo çfarë neve na nevojitet që të bëjmë një fushatë vetëdijesimi për vaksinim”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.

“Fokusi jonë edhe si shoqëri edhe si mjekë është të ngrisim vetëdijesimin për vaksinim, sepse është masa e vetme parandaluese që raste të tilla të mos ketë më”.

“Të gjitha rastet që tani kanë gjendje më të keqe janë në mungesë të vaksinimit. Rastet që kanë pasur vaksinim nuk kanë pasur probleme. Të gjithët prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët për vaksinim”, ka pohuar Ismaili.

“Apelojmë tek të gjithë prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim. Në strategjinë e re që jemi duke e përpiluar është në projekt edhe çështja e komunikimit më të mirë për këtë çështje”.

Komentoni