Kosova

Ismaili: Komunat në shërbim të subjekteve politike

Komunat kosovare nuk janë adresë e kërkesave të parashtruara nga qytetarët, por të subjekteve politike që qeverisin në to.

Kërkesat që parashtrohen nga të parët përfillen në masë simbolike nga pushtetit lokal, ndaj përmbajtja e punëve të realizuara nga ta nuk ndryshon që prej pasluftës. Kështu është shprehur në një intervistë për “Kohën Ditore” drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Demokraci plus”, Valmir Ismaili.

Mungesa e planifikimeve afatgjate, sipas tij, është ndër shkaqet e mungesës së progresit në kualitetin qeverisës në nivelin lokal.

Komunave të Kosovës u mungon planifikim afatgjatë dhe në raste të rralla kur ato ekzistojnë, të njëjtat nuk zbatohen. Ai thotë se komunat rrezikohen gjithnjë e më tepër nga tendenca e nivelit qendror për të vendosur kontroll ndaj tyre, edhe nëpërmjet uzurpimit të kompetencave.

Komentoni