Kosova

Ismaili dhe Delawie bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie, i shoqëruar nga shefi i USAID-it në Kosovë, z. James Hope.

Në këtë takim, Ministri Ismaili i ka falënderuar ShBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit. /KI/

Komentoni