Lajme

ISIS kërcënon në shqip përmes Facebookut

Përkundër faktit që shumë faqe propagandistike në mbështetje të organizatës terroriste ISIS që flisnin në shqip janë mbyllur nga autoritetet e sigurisë në vend, një faqe e re është hapur

Halal Channel quhet faqja që është duke shpërndarë propagandën e saj në shqip, nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe që hapur mbështet të ashtuquajturin “Shtet Islamik”, transmeton portali Foltash.

Ajo që është më shqetësuesja kjo faqe që veten e quan medium, publikon informacione të ndryshme rreth ISIS, duke keqpërdorur ajetet Kuranore dhe duke shpërndarë video që nxisin urrejtje.

isis1

Më tej kjo faqe jep mbështetje edhe për imamet radial shqiptar që janë të dënuar nga gjykatat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, duke u lutur që këta hoxhallarë të lirohen sa më shpejt.

isis2

Ata nuk ndalen më kaq ata hapur shprehin se në Kosovë organizata terroriste ISIS ka mbështetës të saj.

isis3

Cak i fyerjeve dhe nxitjes urrejtës mes njerëzve janë edhe hoxhallarë e gazetarë të cilët janë kundër terrorizmit.

isis4

isis5

Në njërën nga postimet e tyre ata tregojnë se nuk janë të vetmit që përkrahin ISIS-in./Foltash.com/

halal-channel-mohamed-hoblos

halal-channel-hoxha-burg

halal-channel-ebu-bekri

Leave a comment

Your email address will not be published.


*