Ishujt Kurile: Pse Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi kurrë?

Për Rusinë, këto pjesë janë të fituara me meritë nga lufta. Për Japoninë, ishujt Kurile janë territor i vjedhur, që humbën gjatë agresionit sovjetik dhe ndërhyrjes perëndimore. Më shumë...

Për Rusinë, këto pjesë janë të fituara me meritë nga lufta.

Për Japoninë, ishujt Kurile janë territor i vjedhur, që humbën gjatë agresionit sovjetik dhe ndërhyrjes perëndimore.

Më shumë se 70 vjet nga Lufta e Dytë Botërore, të dyja vendet vazhdojnë të mbesin të bllokuara. /rel/

Një qenush i vogël kalon para fotografit të Reuters në një nga ishujt Kurile.  
1

Një femër ruse duke e rregulluar grimin në Kunashir. Një mosmarrëveshje midis ishujve nënkupton që një traktat i paqes nuk është nënshkruar kurrë midis Rusisë dhe Japonisë për t'i ndërprerë armiqësitë e luftës së dytë botërore.
2

Një femër ruse duke e rregulluar grimin në Kunashir. Një mosmarrëveshje midis ishujve nënkupton që një traktat i paqes nuk është nënshkruar kurrë midis Rusisë dhe Japonisë për t’i ndërprerë armiqësitë e luftës së dytë botërore.

Ishujt e Kurile (qendër) shtrihen si një shteg i pikave midis Japonisë dhe Rusisë. Historikisht, kufiri midis te dy shteteve është tërhequr lartë e poshtë në zingjirin e ishullit, por pas Luftës së Dytë Botërore, ai kufi shkoi më në jug në afërsi të tokave Japoneze.
3

Në ditët pushuese të Luftës së Dytë Botërore, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë premtuar Moskës ishujt Kurile si kompenzim nëse hyjnë në luftën kundër Japonise. Kjo pikturë e periudhës sovietike tregon zbarkimin e forcave sovietike në njërin prej ishujve.
4

Të mbeturat e një ushtari sovietik, i vrarë gjatë operacionit për të pushtuar ishujt Kurile më 1945. Japonia pretendon se 4 ishujt më të afërt të tokës Japoneze nuk janë pjesë e zingjirit të Kurile dhe për atë arsye B.R.S.S. nuk kishte arsye ti pushtojë ato.
5

Një gurë varri japonez në Ishullin Kunashir. E pushtuar në 1945, ishte një periudhë e një bashkëjetese të shqetësuar para se Josef Stalin urdhëroi dëbimin me forcë të popullatës japoneze në Japoni në 1947.
6

Dimri në ishullin Iturup. Sot, rreth 19,000 rusë i popullojnë ishujt e kontestuar.
7

Anijet e Kunashir.
8

Anijet e Kunashir.

Një ushtar sovietik në ishulllin Kunashir në vitin 1989. Menjëherë pasi Bashkimi Sovietik u rrëzuar, njerëzit e ishujve Kurile kanë mbajtur një referendum duke kërkuar nga Japonia për të marrë pronësinë e ishujve. Një zyrtar rus në ishujt tha: “Shumica e këtyre njerëzve janë askush, asgjë.”
9

Fokat duke notuar në ishullin Kunashir. Ujërat përreth ishujve të kontestuar janë të pasura me rreth 4 miliard dollarë për vit në vlera potenciale të peshkimit. Autoritetet japoneze kanë premtuar se do ta eksplorojnë mundësinë e peshkimit dhe turizmit potencial në pjesëet jugore të Kuriles nëse Rusia i rikthen 4 ishujt.  
10

Peshkatarët rusë në një protestë për të mbrojtur posedimin e pjesës jugore të Kuriles nga Rusia në vitet e hershme të 90-ta. Një sondazh i vitit 2016 tregon se 78 përqind e shtetasëve rus janë kundër kthimit të ishujve të kontestuar në pronësi të Japonisë.  
11

Një tanke japoneze duke u ndryshkur në një nga ishujt jugor të Kuriles. Pasi humbën rreth 20 milion qytetar sovietik në luftën e dytë botërore, ideja për ti rikthyer tokat një aleatit të Gjermanisë naziste ishte e pamundur për shumicën e rusëve.
12

Një nëndetëse nukleare afër ishujve Kurile në vitin 1998. Një faktor tjetër që mban ende interesin e Rusisë në ishujt jugor është strategjia aktuale ushtarake. Ujërat e thella në mes të ishujve jugor të Kuriles i lejojnë nëndetësve ruse një koridor të fshehtë në Oqeanin Pacifik.
13

Njëri nga ishujt më të vogël, Shikotan. Me perspektivën e SHBA për ta krijuar një bazë ushtarake në ishujt nëse ata i kthehen Japonisë, Rusia është ende hezituese për t'i kthyer të gjitha ishujt.
14

Njëri nga ishujt më të vogël, Shikotan. Me perspektivën e SHBA për ta krijuar një bazë ushtarake në ishujt nëse ata i kthehen Japonisë, Rusia është ende hezituese për t’i kthyer të gjitha ishujt.

Zgjidhja më adekuate për të dyja anët mund të jetë e ashtuquajtura “dy ishujt dhe alfa” në të cilën Japonia do ta merrte ishullin Shikotan (në foto) dhe ishujt Habomai (me të drejtat për peshkim), plus një koncesion ende të pa definuar nga Rusia. Në rikthim, Japonia duhet të tërhiqet nga të drejtat e tyre në të dy ishujt më të mëdhaj, Kunashir dhe Etorofu.
15

Ish banorët japonez duke i vizituar varrezat e të afërmve në ishullin Kunashir. Analistët sygjerojnë se “alfa” mund të përfshijë të drejtat për peshkim për Japoninë afër dy ishujve më të mëdhenjë ose të drejtat e qytetarëve japonez për të vizituar dhe për të krijuar biznese në ishujt e kontestuar. Nëse Rusia dhe Japonia mund ta gjejnë një “alfa” që është e përshtatshme për të dyja anët, një traktat i paqes mund të nënshkruhet dhe lufta e dytë botërore mund të përfundoj.
16

Kategoritë
Fotogaleri
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera