Kosova

Ish – zyrtarë të lartë të AKI-së po hetohen për kepërdorime

Ish-drejtori i AKI-së, Agron Selimaj, inspektori i Përgjithshëm, Shkelzen Sopjani, zëvendësdrejtori Latif Merovci, drejtori i Departamentit të Inspektimeve, Gazmend Isufi, dhe drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Teknike, Selami Hashani, po hetohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, shantazh, fotografim dhe incizim të paautorizuar, raporton KTV.

E, për të gjitha këto, drejtori aktual i AKI-së, Driton Gashi, e inspektori i Përgjithshëm, Shkelzen Sopjani, kanë raportuar para Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së.

Këto raportime kanë zgjatur mbi tri orë, e kryetarja e Komisionit, Donika Kadaj -Bujupi ka thënë se në detaje kanë pyetur të dy zyrtarët për të gjitha këto pretendime. Ajo tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me Prokurorinë për këtë rast. Kryetarja e Komisionit tha se kanë mundësi të ngritin Komision hetimor, por tha se ende nuk janë në atë fazë.

©

Komentoni