Rajoni

Ish-ministri Ahmetaj tregon nga spitali se si ndodhi aksidenti

Ditën e djeshme ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të frikshëm automobilistik në shtetin maqedonas. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17.30 në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë. Në përplasje u përfshinë një autobuz udhëtarësh dhe dy automjete pasagjerësh.

Mes këtyre dy të fundit, në njërin prej tyre, një ‘Range Rover’ qëndronte Ahmetaj.Ish-ministri ka marrë lëndime të lehta, por është detyruar të qëndrojë në spital për disa orë.

Pas këtij incidenti, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në Facebook (Lexo këtu) duke thënë se sipas denoncimit të një qytetari dixhital, arsyeja e incidentit kishte qënë manovra e gabuar e makinës ku qëndronte Ahmetaj.

Ndërkohë, ish-ministri i kontaktuar nga ‘Panorama’ ka thënë se në fakt ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës dhe reshjeve të shiut./panorama


Komentoni