Rajoni

Ish – kryeministri rumun Victor Ponta merr shtetësinë serbe

Victor Ponta, ish kryeministër i Rumanisë sot e ka marrë shtetësinë e Serbisë.

Ponta aktualisht është kryetar i Këshillit për çështje europiane në Parlamentin e Rumanisë.

Në mesin e viti të shkuar, siç njofton “blic” i Beogradit, Ponta kishte qëndruar në kryeqytetin serb dhe atëherë kishte porositur se Rumania do të vazhdojë të përkrahë proceset eurointegruese të Serbisë .

Në vitin 2016 Ponta kishte thënë se “Serbia është gjithmonë miku më i mirë i Rumanisë”.

Ponta ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit në fund të vitit 2015 pas protestave masiv që shpërthyen për shkak të zjarrit në një në lokal nate ku vdiqën 64 persona.

Rumania nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Komentoni