Lajme

Ish-aktivisti i VV-së: Aty ku përfshihet VV-ja prishet puna

Shkëlzen Gashi, ish- aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kundërshtuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, aksionin e sotëm të përfshirjes së kësaj partie në protestën e studentëve.

Gashi ka shkruar me një gjuhë të vrazhdë se aty ku përzihet Vetëvendosje, kauza merr kahje krejt tjetër.

“Nëse doni ta dh…një kauzë, atëherë jepjani VV-së ta mbrojë”, ka shkruar Gashi.

Ai me këtë postim i është referuar protestës së sotme të një organizate studentore, e cila kërkoi që të largohet kisha ortodokse serbe nga oborri I UP-së me arsyetimin e është ilegale.

Por ndaj veprimit të policisë në këtë protestë ka reaguar edhe VV-ja.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*