Kosova

Isa Mustafa i premton pozitën e zëdhënësit Shpend Ahmetit në qeverisjen e Abrashit

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thumbuar dy subjekte politike në Prishtinë atë të PDK-së dhe VV duke thënë se kjo e fundit s’punon hiq e propagandon shumë.

Ai në një postim të tij në profilin facebook tha se PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar.

“LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!” /KI/

Komentoni