Bota

Irani shënon përvjetorin e luftës me Irakun

Irani po shënon përvjetorin e luftës tetë vjeçare me Irakun, që ndodhi në vitet 1980.

Në Teheran është organizuar një paradë ushtarake, ku janë shfaqur tanke, sistemi mbrojtës raketor rus s-300 dhe raketa balistike të ndërtuara në Iran.

Shefi i stafit të forcave të armatosura, Mohammad Baqeri ka thënë se ato që Irani ka mësuar në luftën që u zhvillua më 1980-1988 kundër Irakut, kanë shërbyer si udhërrëfyes për “vëllezërit tanë” në Siri, Palestinë, Liban, Irak, Afganistan, Jemen dhe Bahrejn.

Baqeri gjithashtu tha se marrëveshja e re e sigurisë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit “do na bëj më të vendosur për të forcuar fuqinë mbrojtëse”.

Një paradë e forcave detare gjithashtu është mbajtur në portin e Bandar Abbas, ku komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, Mohammad Ali Jafari ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos përzihen në Gjirin Persik.

Komentoni