Bota

Iran: Dënimi me vdekje s’e ka frenuar trafikimin e drogës

Një zyrtar i lartë i gjyqësorit në Iran, thotë se dënimi me vdekje nuk ka ulur trafikimin e drogës, që sipas tij është në rritje,

“E vërteta është se dënimi me vdekje për trafikantët e drogës, nuk ka pasur efekt që ky fenomen të frenohet”, ka thënë Mohammad Baqer Olfat, zëvendësdrejtor i çështjeve gjyqësore dhe sociale.

Olfat i ka sugjeruar shefit të gjyqësisë, që për trafikuesit e drogës të mos shqiptohet dënim me vdekje, por se ata duhet të dënohen me burg dhe me punë të detyrueshme.

Në Iran kryhen më së shumti ekzekutime të të burgosurve se në çdo vend tjetër.

Pothuajse një mijë të burgosur, në vitin 2015, janë dënuar me dënim me vdekje dhe shumica prej tyre janë trafikant droge.

Komentoni