Sport

Ipponi i xhudistes Krasniqi një nga më të mirët në Zagreb

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka nisur mbarë rrugëtimin e saj për në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Ajo sot mori medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kg në Grand Prix të mbajtur sot në Zagreb, raporton Koha.net.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos –IJF ka bërë përzgjedhjen e Ipponëve më të mirë të ditës së parë në Zagreb dhe Ipponi i Krasniqit kundër rumunes, Larisa Florian ishte në mesin e më të mirëve të ditës së sotme.

Përveç Krasniqit, Kosovës i solli medalje edhe xhudistja tjetër Fjolla Kelmendi, e cila mori të bronztën në kategorinë deri në 48 kg.

Komentoni