Sport

Interesim i madh për ndeshjen Kosovë – Kroaci

Tifozë të përfaqësueses së Kosovës presin para pikës së shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Ndeshja është e vlefshme për fazën e kualifikimeve për kampionatin botëror në futboll, “Rusia 2018”.

Në mungesë të një stadiumi me standarde të FIFA-s, Kosova përballjen e saj të parë vendase do ta zhvilloj në “Loro Boriqi”, në Shkodër të Shqipërisë.

Ndeshjen e parë, Kosova e zhvilloi si mysafire e Finlandës, ku barazoi me rezultatin 1 – 1.

Ndeshja Kosovë – Kroaci, luhet më 6 tetor.

Komentoni