Opinion

Intelektuali dhe pushteti

Shkruan: Fadil LEPAJA

Njeriu ka të drejtë me e transplantua veshkën, mëlçinë, zemrën, dhe të gjitha organet të cilat sot, mjekësia bashkëkohore mundet me i krye, dhe prapë do të mbetet i njëjti.

Por, nëse e transplanton trurin, a vazhdon të mbetet i njëjti?

Në fakt, kur nxirret karta e identitetit, të marrin shenjat e gishtave, ngjyrën e syve, edhe disa karakteristika të tjera fizike. Për tru asgjë, mund të e ndërrosh e të mbetesh i njëjti.

Nejse, kjo mund të tingëllojë paksa groteske, por e vërteta është se kur njeriu ndërron radikalisht pikëpamjet e veta, dhe pozicionet e veta, ka shumë gjasa që të mos jetë më i njëjti.

Çka mund të jetë në pyetje, kur njeriu lëpinë atë që ka pështyrë dhe pështynë atë për çka është përpjekur të na bindë ne më parë?

Komentoni