Lajme

Instituti i Medias i Kosovës reagon pas sulmit në RTK

Instituti i Medias i Kosovës ka dënuar sulmin mbi RTK.

“Instituti i medias së Kosovës dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Televizionit Publik të Kosovës, RTK. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe si të tilla nuk ndihmojnë shoqërinë, përkundrazi. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt për ta kryer misionin që kanë.

Industria mediale në Kosovë, duhet të ndihmohet të kryejë punën dhe jo të sulmohen në misionin e tyre, sepse kjo pengon lirinë e shprehjes. U bëjmë apel organeve të drejtësisë që të ndërmarrin masa ligjore që autorët e dhunës të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, ka shkruar kjo organizatë në një komunikatë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*