Lajme

Inspektorati konstaton dy vendime të kundërligjshme të kryetares së Kushtetueses

Inspektorati i Punës ka konstatuar disa shkelje ligjore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në procedurën fillimisht të pranimit e më pas të largimit nga puna të këshilltarit ligjor, Xhemajl Veliqi. Dy prej veprimeve kundërligjore mbajnë firmën e kryetares Arta Rama-Hajzeri.

Sipas vendimit të Inspektoratit, të nxjerrë më datën 25 korrik të këtij viti, në procedurën ndaj Veliqit nuk janë respektuar Ligji i Punës, Ligji për Gjykatën Kushtetuese, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja për procedurat e rekrutimit të emërimit dhe të punës provuese të stafit në Gjykatën Kushtetuese dhe Udhëzimi mbi praktikat dhe mbi funksionimin e njësisë ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimi i shkallës së parë të Inspektoratit është nxjerrë pasi që ankesa e Veliqit, i cili si këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese ishte punësuar në mars të vitit 2015, është shpallur e bazuar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*