Bota

Indi – Autobusi bie në greminë, humbin jetën 16 pelegrinë

Të paktën 16 pelegrinë kanë vdekur ndërsa 19 janë plagosur  pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin ra  në një greminë. Policia vendase thotë se ngjarja ndodhi në  Kashmir të Indisë.

Përfaqësuesi i lartë i policisë në rajon, Mohan Lal tha se operacioni i shpëtimit po vijon.

Kryeministri Modi shprehu keqardhjen për aksidentin. “Unë lutem që ata të plagosur në aksident me autobus të shërohen së shpejti,” ai tweeted.

Sipas agjencive të lajmeve ky aksident ka ndodhur vetëm disa ditë pasi që një sulmues i armatosur ka vrarë me armë zjarri tetë besimtarë që në të njëjtin udhëtim ritual në shpellën në Himalaje.

Komentoni