Ekonomi

Inagurohet fabrika më e re në Ferizaj, punësohen 350 punëtorë

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sot është inauguruar një fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj. Sipas tij ky repart i robotizuar, (i shtohët fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari dhe në të janë punësuar 350 punëtorë. 

“Fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj….Sot nē Ferizaj u inaguru reparti i perpunimit të konstruksionit metalik.

Ky repart i robotizuar, ( i shtohët fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari. Investitor i kësaj fabrike është grupi Mabetex i cila ka investuar një shumë mbi 20 miljion Euro. Në këtë fabrikë, deri tani janë punsuar mbi 350 puntorë, tendenca në rritje. Prodhimet e kësaj fabrike, për vitët e ardhëshmejane janë te kontraktuara per eksport.” shkruan Pacolli.

Komentoni