Lajme

Importi po i dëmton prodhuesit vendorë

Qeveria e Kosovës, kjo e tashmja por edhe e ardhmja, e ka obligim të kujdeset për prodhuesit vendorë.

Ka nga ata që punojnë gjithë kohën, por pak marrin nga puna që bëjnë. Fermerët e Rahovecit, por edhe pjesëve të tjera të vendit, janë në hall me importin e produkteve të njëjta që shiten në tregun e Kosovës. Duke qenë se cilësia e tyre është më e dobët, ato edhe çmimin e kanë më të ulët. Prandaj blerësit janë të prirë nga çmimet minimale dhe kështu prodhimet vendore mbesin të pashitura.

Me shpresë se mundi do t`i paguhet, fermeri nga Xërxa e Rahovecit, vazhdon të merret me kultivimin e pemëve dhe perimeve. Por ardhja e në treg e produkteve të importuara, po e dëmton Kelmendin dhe fermerët tjerë të kësaj ane. Ata ankohen se çmimet e ulëta të produkteve bujqësore të ardhura nga jashtë, po ndikojnë në mosshitjen e produkteve të tyre të cilat për nga cilësia janë shumë të mira sesa ato që importohen.

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe fermerët e tjerë, të cilët nuk po mund të nxjerrin diçka më shumë se ajo që kanë shpenzuar për këto prodhime.

Me gjithë shqetësimet që i kanë, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nuk kanë dërguar asnjë ankesë.

Eksporti i pemëve dhe perimeve nga fillimi i vitit e gjer më tash ka qenë mbi 6 milionë, ndërsa importi i këtyre prodhimeve është mbi 35 milionë, tha Sytrime Dervisholli drejtoreshë.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*