Lajme

Imami thotë se feja Islame e lejon të mbash skllave seksi

Një predikues mysliman i linjës së ashpër, që dyshohet se ka radikalizuar tre xhihadistë britanikë, u tha dishepujve të tij adoleshentë se Islami e lejon të mbash skllave seksi.

Ali Hammuda, një imam në xhaminë e Kardifit në Uells, ku tre të rinj luteshin përpara se të niseshin për të luftuar në Siri, iu tha të rinjve, disa vetëm 13 vjeç, se dita e gjykimit po afron.

Predikimi i tij është regjistruar nga një gazetar i infiltruar.

“Fundi po vjen dhe do ketë shumë luftëra si kjo që po shohim sot, dhe për shkak se në këto luftëra, gratë do merren peng, si skllave. Po, gratë do merren peng si skllave”.

“Dhe më pas ai, padroni, mund të ketë marrëdhënie me të, për shkak se kjo është e lejuar në Islam, është e lejuar të kesh marrëdhënie me gruan që është skllavja jote”, tha imami. /mapo/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*