Kosova

Imami i Shipolit në Mitrovicë, reciton poezi për Erdoganin në xhami

Ka shumë shqiptarë që e mbështesin atë duke e konsideruar edhe si shpëtimtar të shqiptarëve, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka bërë për ta.

Kosova dhe kosovarët janë gjetur ndërmjet dy taborëve sa i përket  zhvillimeve të fundit në Turqi. Një pjesë janë kundër presidentit turk Erdogan, të cilin bazuar në veprimet e viteve të fundit, e cilësojnë si një person që ka nisur të marrë rrugën e diktatorit.

Por në anën tjetër, ka shumë shqiptarë që e mbështesin atë duke e konsideruar edhe si shpëtimtar të shqiptarëve, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka bërë për ta, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, mbështetja më e madhe  duket se Erdoganit i shkon nga klerikët fetarë islam në Kosovë, si në rastin e imamit Fatmir Latifaj.

Komentoni