Kosova

Ilir Deda kërkon një tryezë të përbashkët politike ose shkuarja në zgjedhje

Themeluesi i partisë Alternativa Ilir Deda, subjekti i së cilit është në koalicion me LDK-në e AKR-në, ka kërkuar një tryezë të përbashkët politike ose zgjedhja sipas tij është shkuarja në zgjedhje.

“Ka ardh koha që të gjithë të dalim prej kësaj situate nëpërmjet një tryeze politike që të zgjidhim këtë problem. Ata e kanë kontaminuar ambientin politik me spekulime pas kësaj që ka ndodhur sot duhet të dalim nga kjo situatë nëpërmjet bisedimeve  të të gjithët akterëve politike”, ka shtuar ai pas mbylljes së seancës.

“Duhet të shohim  se a po shkojmë në zgjedhje të reja apo ta zgjedhim një kandidat tjetër që nuk është Kadri Veseli”,  ka shtuar ai derisa e ka bërë të qartë se nuk shkojnë me PAN-in.

Komentoni