Sport

Ikona e NASCAR, Danica Patrick tërhiqet në 2018

Danica Patrick, ikona e kampionatit NASCAR, do të tërhiqet nga garat autotmobilistike në vitin 2018, pas përfundimit të Indianapolis 500. Vetë pilotja amerikane e ka bërë të ditur vendimin e saj në një konferencë për shtyp, ku ajo nuk mundi të fshehë emocionet e të përmbajë lotët.

‘Është sezoni i im i fundit në botën e automobilizmit – tha Danica Patrick – vitin e ardhshëm dua të jem pjesëmarrëse në 2 kompeticione 500 milje të Daytonas dhe 500 Milje të Indianapolis, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën time’.

Danica Patrick, tashmë 35-vjeçare në muajin shtator mësoi se skuadra e Stewart-Haas me të cilën garon në NASCAR që nga 2013, nuk do të rinovonte kontratën me të. Pavarësisht famës dhe popullaritetit të saj, amerikania nuk mundi të gjejë ekip tjetër. Danica Patrick është e para pilote femër që u ngjit në podiumin e garës së 500 Milje të Indianapolis, në vitin 2009 dhe është e para femër, që ka mundur të fitojë një garë në Kampionatin e makinave njëvendëshe.

Komentoni