Kosova

Ibrahimi – Ahmetit: Kush po rren?

Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi në një letër të hapur drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit e ka pyetur atë se “Kush po rren”

Ky reagim i tij erdhi pas publikimit të një audio-incizimi i cili u realizua në kohën kur banorë të larguar nga banesat e uzurpuara në “Dardani” kishin shkuar tek shtëpia e Shpend Ahmetit për të kërkuar sqarime rreth kësaj çështjeje e në të cilën dëgjohet i pari i kryeqytetit duke thënë “Hamdi Ibrahimi po ju rren”, transmeton Klan Kosova.

Lexoni më poshtë letrën e plotë të Ibrahimit:

Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Prishtinës , z. Shpend Ahmetit.

Nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi

Kryetar, Ahmeti.

Në media po qarkullojnë  lajme se Ju-dje- keni pas një  takim me disa qytetarë të Prishtinës –banor të Lagjes “Dardania” e të cilët janë larguar nga banesat e uzurpuara apo duhet të largohen, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe  me kërkesë të kreditorit  NP për Banesa në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediave Ju u jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët:

“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”

Z.Ahmeti,

Vetëm publikimin e një  informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që  të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë. Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.

Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë  këto deklarata të juaja?

Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.

Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoi këtë sqarim.

Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media, publikisht kërkoi që opinionit ti sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka  dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatëse? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?

Kush po rren z.Ahmeti?

Komentoni