Lajme

I larguan nga banesat në Dardani, 12 vjeçarja hidhet nga kati i tretë

Një vajzë e moshës rreth 12 vjeçare ka kërcyer nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku sot intervenoi policia e Kosovës për t’i larguar banorët nga ky objekt banesor.

Gjendja e vajzës që u hodh nga kati i tretë i banesës në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, është stabile.

Kështu së paku deklaroi Agron Borovci, nga policia e Kosovës.

Ai konfirmoi se vajza është hedhur nga ballkoni në momentin kur policia ka hyrë për të larguar familjen nga banesa pasi me vendim gjykate, ata duhet ta bënin këtë.

Merret vesh se vajza është  me sindromën Down dhe dyshohet se nga paniku është hedhur nga banesa, ndonëse policia nuk e konfirmon alibinë me saktësi, pasi dyshon se ajo edhe ka mundur të ketë bërë tentim vetëvrasje.

Aktualisht vajza është shtrirë në QKUk dhe është nën kontrollin e mjekëve.

Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton lajmi.net.

Ajo ka thënë se akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje derisa sipas saj, Policia po heton për të zbardhur këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur tek banesat në lagjen “Dardania” ku sot Policia ka marrë një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara nga viti 1999.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*