Lajme

I jepet përkrahje Bordit të ARKEP-it

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar, realizoi sot një vizitë pune në Autoritetin Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Komisionin e priti Bordi i ARKEP-it, i kryesuar nga z. Kreshnik Gashi, i cili e njoftoi Komisionin me sukseset dhe sfidat e kësaj agjencie të pavarur, që i raporton Komisionit. Gashi vuri në spikamë tregun e komunikimeve elektronike, si atë fikse dhe mobile, planet për të ardhmen e agjencisë, si dhe rolin që ka ARKEP-i në negociata për telekomunikacion dhe mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjeve të arritura me Serbinë. Po ashtu, kërkoi nga Komisioni, që ta përkrahë në pavarësinë financiare, në mënyrë që ta kenë një buxhet të mjaftueshëm për funksionim,gjithashtu vuri në dukje problemet që shkaktohen nga Ligji për menaxhimin e financave publike.

Kryetari Mustafa, i dha përkrahje Bordit të ARKEP-it, në punën e tij, sidomos në atë të buxhetit dhe kërkoi përqendrim më të madh në zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit, respektivisht Komisionit, siç janë: çështja e konsolidimit të mëtejmë të operatorit publik, aspekti i konkurrencës dhe cilësia e standardeve në fushën e telekomunikacionit. Po ashtu, edhe deputetët prezentë shtruan tema për trajtim, lidhur me operatorët ilegalë, Kodin e diskutuar shtetëror +383, mungesën e stacionit monitorues fiks dhe njëkohësisht morën informata rreth negociatave me Serbinë, sa i përket marrëveshjeve për telekomin. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*