Kosova

Hyseni i jep medalje Gjeneralit italian Vincenzo Coppola

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni me propozim të Policisë së Kosovës i ka ndarë sot: “Medalje për Merita”, Gjeneral Kolonel Vincenzo Coppola, komandat i Njësisë të Specializuar shumëkombëshe të KFOR-it, korrik -1999-korrik 2000.

Medalja i është ndarë për merita të veçanta dhe angazhim të gjeneralit Coppola në aktivitet e shumta kundër krimit në Kosovë në muajt e parë të pas luftës.

Ministri Hyseni dhe Gjeneral Coppola me këtë rast biseduan edhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, ndërsa gjeneral Coppola vlerësoi të arriturat e deritanishme të vendit tonë. /KI/

Komentoni