Lajme

Hungaria u tha JO kuotave të emigrantëve, por referendumi dështoi

Hungarezët i kanë thënë JO sot pranimit të kuotave të emigrantëve.

Sondazhet e mbyllura tregojnë se në shumicë dërmuese qytetarët kanë refuzuar sistemin e detyrueshëm të BE për kuotat, por pjesëmarrja e më pak se 50% të votuesve mund ta bëjë të pavlefshëm referendumin.

Qytetarët iu përgjigjen pyetjes: “A doni që Bashkimi Evropian të jetë në gjendje të mandatojë rivendosjen e detyrueshme të shtetasve jo-hungarez në Hungari edhe pa miratimin e Asamblesë Kombëtare”.

Qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, kundërshton planet për të zhvendosur një total prej 160.000 emigrantësh në të gjithë bllokun.

Sipas skemës së BE-së, që është paraqitur pas krizës së emigrantëve vitin e kaluar, Hungaria do të duhet të pranojë 1,294 azilkërkues.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*