Sport

Humbja me Sampdorian, Alegri sherr me Khedirën

Pas humbjen 3-2 kundër Sampdorias, Massimiliano Allegri kritikoi mbrojtjen e Juventusit.

Humbja do të thotë se Allegri është 4 pikë poshtë Napolit, që ndodhet në krye të tabelës. Pavarësisht dy golave nga Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, ishte pak vonë për Zonjën e Vjetër.

Siç citohet edhe nga Futboll Italia, Alegri tha: “Duhet që të zgjidhim problemet brenda nesh, pasi po pranojmë shumë gola në këtë moment. Kjo ishte një shuplakë e papritur që me të vërtetë na bëri të humbasim ftohtësinë tonë.”

Në ndeshjen me Sampdorian, performanca e mbrojtjes la shumë për të dëshiruar, pasi Juventusi pësoi humbjen e dytë të sezonit, pas një humbjeje të mëparshme në Lazio.

Më pas Alegri ‘goditi’ mesfushorin Sami Khedira duke thënë: “Nëse Khedira nuk do kishte qëndruar në vend me dorën e ngritur duke kërkuar pozicion jashtë loje, nuk do ta kishim pësuar golin e tretë.”

Komentoni