Shëndetësia

Humbja e peshës: A ju ndihmon të humbni kilogramë uji me limon?

Humbja e peshës, siç kemi mësuar, mund të përshpejtohet me ndihmën e truqeve të ndryshme në ushqim dhe gjërave tjera.

Këto truqe përfshijnë konsumimin e çajit të gjelbër apo kafes, konsumimin e ujit të akullt si dhe të farave.

Një tjetër këshillë e kamotshme është edhe konsumimi i ujit me limon – por a ju ndihmon kjo pije të humbni peshë?

Faktikisht, limoni përmban shumë vitaminë C, është burim i mirë i fibrave dhe përmban flavanoide të cilat mund t’jua ulin apetitin.

Flavanoidet, që gjithashtu gjenden edhe te çaji i zi, kakao dhe boronicat, janë dëshmuar se ndihmojnë në humbjen e peshës.

Gjithashtu, studimet e ndryshme tregojnë se dietat me flavanoide (në këtë rast uji me limon) ndikojnë që personat ta kenë më të vështirë edhe shtimin e peshës.

Sidoqoftë, a funksionon vërtet uji me limon në humbjen e peshës? Epo, thonë shkencëtarët, deri më tani nuk ka dëshmi të mjaftueshme se kjo është pije magjike. Por, sipas tyre, uji – qoftë edhe i vetëm pa shtimin e limonit – ndihmon në humbjen e peshës.

Komentoni