Lajme

Humb jetën 34 vjeçarja – ra nga banesa e saj në Dardani

Një 34 vjeçare ka rënë nga banesat në lagjen Dardania, saktësisht përball shkollës “Xhemajl Mustafa”, dhe ka ndërruar jetë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin për TV ARTA por nuk ka dhënë detaje nëse kjo është vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.

“Pa u zhvilluar hetimet preliminare, nuk mund të themi nëse është hedhur apo ka rënë aksidentalisht”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë ka thënë se në vend të ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*