Kosova

Tahiri ironizon me premtimet e kandidatit të PDK-së për Vushtrri

Kandidati i LDK-së për Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka ironizuar me premtimet e kandidatit të PDK-së për këtë qytet i cili ka deklaruar se “kan prioritet që Vushtrria të ketë ujë 24 orë”.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Tahiri rikujtoi se PDK 10 vjet në pushtet Vushtrria nuk ka ujë të pijshëm!

“Kandidati i PDK-së paska deklaruar që në Vushtrri janë investuar 110 milion euro!!! Tash është e qartë për qytetarët me pa si janë bërë milioner drejtorët dhe pushtetarët e PDK në Komunë! Kandidati i PDK-se paska deklaruar se: “Kalaja nuk mbikëqyret nga Komuna”. Por pushteti i vjetër i PDK tentoi të ja jap Kalanë për biznes personal dajës së Kryetarit të Komunës! Kandidati i PDK-së paska pranuar faktin që drejtori për Arsim në këtë komunë ka shpallur konkurs për veten dhe është vetëpunësuar, por nuk ka pasur guxim te thotë se do të anuloj këtë konkurs! Kandidati i PDK-së e paska pranuar faktin që Vushtrria po mbytet nga mbeturinat, por nuk ka vizion si të dilet nga kjo gjendje! Kandidati i PDK-së e pranoi që rininë dhe sportin në Vushtrri ky pushtet i vjetër e ka harruar! 10 VJET PUSHTET MENDUAN VETEM PER VETE!”, shkruan ai.

Komentoni