LifeStyle

Java e modës në Londër (Foto)

Stilisti Henry Holland ishte frymëzuar nga marinarët e piratët për koleksionin e tij “Pranverë 2018”, të prezantuar në javën e modës në Londër. Krijimet e 34-vjeçarit kishin në thelb pëlhurën, linjat e gjata, vijëzimet e kombinimet e thjeshta.

“Ne këtu kemi një komunitet global. Është një shkrirje e jashtëzakonshme e kulturës, diversitetit dhe ideve, ajo që e bën Londrën kaq të veçantë. Dhe pikërisht kjo i jep impulse krijimtarisë dhe shumëllojshmërisë”, tha Henry Holland, stilist.

Në këtë drejtim, sipas tij, mund të ndihmoje deri edhe Brexiti.

“Them se do t’i frymëzojë njerëzit e do t’i shtyjë të japin edhe më shumë nga vetja, të jenë më të guximshëm e të hapur”, tha më tej Henry Holland, transmeton tch.

Koleksioni i ri kishte këpucë e kapela në stil pirati, që shoqëronin fustane të gjata të derdhura monokrome, por edhe të tjera me kombinime të forta ngjyrash. Palltove me xhepa të mëdhenj të bardhë nuk u mungonte as detaji i fashave në ngjyrë të hapur.

Java britanike e modës, e çelur pa përfunduar ende mirë ajo e New Yorkut, do të zgjasë deri ditën e martë.

 

Komentoni