ShowBiz

Ja cila grimere kosovare bënë make-up për këngëtarin Luis Fonsi (Foto)

Grimerja kosovare, Lyra Kryeziu, në Washington D.C. realizon make-up për këngëtarin nga Porto Riko, Luis Fonsi,

Këtë e ka bërë të ditur vetë Make-up kosovare përmes një postimi në Instagram, duke shkruar “isha e nderuar ti beje make-up arstistit Luis Fonsi”.

Ndryshe, Luis Fonsi, me këngën “Despacito” e me ritmin e saj të ngjashëm me rege, është vlerësuar se është kënga me më së shumti shikime e të gjitha kohërave, , ka arritur 4.6 miliardë shikime.

“Despacito”, që në gjuhën spanjolle do të thotë “ngadalë”, për 10 javë ishte në vendin e parë të toplistave në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është kënga e parë në gjuhën spanjolle që ka arritur në këtë pozitë të lartë, prej këngës “Makarena” në vitin 1996. /KI/

 

Komentoni