Kosova

Haradinaj priti grupin parlamentar të AAK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj priti sot grupin parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e AAK-së kanë diskutuar me Kryeministrin Haradinaj për rolin e tyre në shtyrjen përpara të agjendave kuvendare dhe përmbushjen e obligimeve në fushën e zhvillimit të demokracisë parlamentare në vend.

Kryeministri nga ana e tij tha se qeveria që ai udhëheq do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe në asnjë situatë nuk do të provojë t’i marrë kompetencat e tij. /KI/

Komentoni