Kosova

Daka: Zbatimi i ligjit, jo rezultat i presionit ndërkombëtar

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, sqaroi se zbatimi i ligjit për zgjedhje nuk ka nisur si rezultat i presionit ndërkombëtar. Ajo shton se moszbatimi i nenit 29 në zgjedhjet e mëhershme ka ndodhur për shkak të kohës së pamjaftueshme, pasi që të gjitha zgjedhjet ishin të jashtëzakonshme.

Ajo shton se kandidatët që janë decertifikuar dhe kanë bërë ankesa, do të marrin përgjigje brenda këtij afati zgjedhor.

VS: E premtja është dita e fundit për partitë politike që t`i zëvendësojnë emrat e 86 kandidatëve të decertifikuar nga KQZ, për të cilët janë vërtetuar shkelje të ndryshme ligjore. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, sqaron se zbatimi i ligjit për zgjedhje nuk ka nisur  si rezultat I presionit ndërkombëtar.

Daka thotë se moszbatimi i nenit 29 të ligjit për zgjedhje deri më tani ka një arsye:

“Të gjitha zgjedhjet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nuk kemi pas kohë me u marr me këtë punë”

Ndërkohë nga 86 kandidatët e decertifikuar, vetëm 17 nga ta kanë dërguar ankesa në PZAP të cilët brenda 24 orësh do të marrin përgjigje.

Kryetarja e KQZ-së por edhe zyrtarët e PZAP-së vlerësojnë se në një afat të rregullt zgjedhor, siç janë zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka afat të mjaftueshëm që kandidatët të mos e humbin mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në rast se çështja zgjidhet në anën e tyre.

 

Komentoni