Kosova

Bjornstad: Dialogu i brendshëm domethënë “më shumë se Kosova”

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë ai se domethënë “më shumë se Kosova”.

Ai ka shtuar se ky dialog mund të ndihmojë shumë që disa  të kuptojnë të kaluarën dhe të ardhmen e Serbisë dhe ta përgatisin terrenin për të ardhmen, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Dialogu është çka Serbia dëshiron të jetë dhe gjithsecili duhet të marrë pjesë në këtë debat”, ka thënë ai.

Sipas tij shoqëria civile duhet të luajë rol të rëndësishëm në dialog duke hapur tema për grupe të margjinalizuara.

Komentoni